Ministrja e Finlandës: E mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën, besoj që tash është koha

Ministrja e Finlandës: E mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën, besoj që tash është koha

Ministrja e Finlandës për çështje evropiane, Tytti Tuppurainen në një konferencë për medie ka përsëritur  edhe një herë se e Kosova e ka mbështetjen e shtetit finlandez në proceset euroatlantike, shkruan Periskopi.

“Po e konfirmoj që ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën, besoj që tash është koha. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka lirinë e lëvizjes dhe është koha që të lëvizim në këtë drejtim dhe ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës. Unë jam, le të themi optimiste se ne do të bëjmë lëvizje për këtë çështje në muajt e ardhshëm, ndoshta në këtë vjeshtë duhet të shohim rezultate pozitive”./PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: