Ministrja e Jashtme suedeze mohon pretendimet e Erdoganit se Suedia po mbështet PKK-në

Ministrja e Jashtme suedeze mohon pretendimet e Erdoganit se Suedia po mbështet PKK-në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po kundërshton fortë mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

I pari i shtetit të Turqisë po argumenton kundërshtimin duke pohuar se këto dyja vende nordike janë strehë e organizatë terroriste PKK.

Por, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka kundërshtuar pretendimet e shtetit turk se vendi i saj mbështet Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

“Për shkak të dezinformatave të përhapura në masë të madhe rreth Suedisë dhe PKK-së, dëshirojmë të kujtojmë se qeveria e Olof Palme ishte e para pas Turqisë që e shpalli PKK-në si organizatë terroriste, tashmë në vitin 1984. BE-ja ndoqi shembullin në vitin 2002, kur Anna Lindh ishte e ministre e Jashtme e Suedisë. Ky pozicion mbetet i pandryshuar”, ka shkruar ajo në Twitter.

Theksojmë se pos Erdoganit, edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka kushtëzuar pranimin e suedezëve dhe finlandezëve në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Ndryshe, Suedia dhe Finlanda gjatë ditës së enjte kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Bruksel.

Shpërndaje në: