Ministrja gjermane-Serbisë: Thelbësore për anëtarësim në BE është të mbështetni sanksionet kundër Rusisë

Ministrja gjermane-Serbisë: Thelbësore për anëtarësim në BE është të mbështetni sanksionet kundër Rusisë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Serbia duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit.

Baerbock tha se është e rëndësishme që të mbështetet jo vetëm Ukraina, por të gjitha vendet e tjera që shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian, veçanërisht ato të Ballkanit Perëndimor.

“Është thelbësore që në të mos zhgënjejmë vendet që shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian dhe të përmbushim premtimin tonë për anëtarësim”, tha ajo.

Poashtu ministrja gjermane tha se kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, duke veçuar këtu Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është përgjegjësi e jona të hapim negociatat e anëtarësimit me ato vende këtë gjysmë viti”, shtoi ajo,transmeton lajmi.net.

Baerbock deklaroi gjithashtu se është thelbësore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

Kësisoj sipas ministres gjermane në mënyrë që të drejtohet drejt BE-së, Serbia duhet t’i mbështesë këto sanksione që i janë vendosur shtetit rus pas agresionit ndaj Ukrainës.

Serbia vazhdon të jetë ndër shtetet e pakta që nuk ka sanksionuar Rusinë, e në situatën e Ukrainës ka vazhduar që të jetë aleat rus.

Shpërndaje në: