Ministrja Haxhiu: Me reformat në drejtësi do të sjellim drejtësi për Astrit Deharin

Ministrja Haxhiu: Me reformat në drejtësi do të sjellim drejtësi për Astrit Deharin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar popullin se ka vizituar varrin e aktivistit të partisë së saj, Astrit Deharit.

Në reagimin e saj, ajo thotë se ka nderuar jetën dhe veprën e Astrit Deharit derisa thotë që tash e 5 vite nuk ka ende drejtësi për rastin e tij.

“Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!” – shkruan znj. Haxhiu, përcjell Periskopi.

Ajo ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk do të ketë raste ku “aktivistëve politikë [sic] iu montohen rastet, futet në burg e nuk dalin të gjallë.”

Statusi i plotë:

5 vite pa Astrit Deharin!

Sot, së bashku me kabinetin tim, nderuam jetën dhe veprën e aktivistit politik Astrit Dehari.

Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin!

Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!

Me qeverinë tonë nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!

Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!

Shpërndaje në: