Ministrja Nagavci: Përfaqësuesit e SBAShK-ut po bëjnë presion te mësimdhënësit

Ministrja Nagavci: Përfaqësuesit e SBAShK-ut po bëjnë presion te mësimdhënësit

Greva në arsim ka një muaj që po vazhdon, ndërsa asnjë marrëveshje nuk është arritur në mes të Qeverisë dhe SBASHK-u.

Për këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se fëmijët që 19 ditë nuk po mbajnë mësim, dhe sipas saj mos arritja e një marrëveshje nuk qëndron fakti se ka barrikadim nga ana e qeverisë, duke lënë të nënkuptohet se barrikadimi po vie nga ana e SBASHK-ut.

Ajo e ka cilësuar si gjë të mirë fillimin e mësimit në disa shkolla, dhe gjithashtu iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të SBASHK-ut që të mos bëjnë presion te mësimdhënsit për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit.

“Është shumë mirë që në disa shkolla kanë filluar të mbajnë mësimin… dhe e shfrytëzoj këtë mundësi të thërras përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla që të mos bëjnë presion njeri te tjetri për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit, sepse është e rëndësishme që të mos shfrytëzohen fëmijët për të arritur qëllimet e tyre. E para unë si ministre që para 1 shtatorit kam bërë thirrje për vazhdim të mësimit, dhe do të vazhdoj ta bëjë dhe përveç që e kam kompetencë e kam edhe të drejtë”, tha Nagavci.

Nagavci e komentoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit i ka quajtur përfaqësuesit e SBASHK-ut sindikalistë të PAN-it.

“Është e vërtetë për faktin se në vitin 2017 kjo kryesi e sindikatës kanë pasur marrëveshje në kohë fushate zgjedhore me PAN-in për shkak të votave, nuk janë deklarata që thuhen për herë të parë. Pse duhet të ndjehen të ofenduar nëse janë PAN, sepse e vërtetë është sepse ata janë PAN. Pse duhet të ndjehet keq z.Ymeri që është PDK”, tha Nagavci në Telegrafi.com.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve që nëse jo sot, neser të fillojnë mësimin për nxënësit.

“Unë i përshëndes të gjithë mësueset dhe mësuesit që kanë marrë guximin dhe janë me bashkë me nxënësit e tyre dhe thërras e pres nga të gjithë të tjerët që nëse jo sot, nesër të ofrojnë mësimin për nxënësit. Është një situatë tepër problematike dhe ajo që e shoh të rëndësishme të përmendi është që si Ministri e Arsimit si Qeveri e Kosovës çështjen e arsimit e kemi pasur prioritet jo vetëm deklaritivisht por edhe në praktikë”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se për herë të parë dhe në mënyrë të dinjitetshme po rregullohet me Ligjin e Pagave koeficienti i pagave.

“Unë e kuptoj që është e drejtë kërkesa për një pagë të dinjitetshme të mësimdhënësve dhe këtë e kemi adresuar në Ligjin e Pagave më mirë se që ka qenë në të kaluarën”, tha Nagavci.

Sipas ministres “Nëse dikush nuk i sheh dhe nuk i vlerëson të gjitha ato që i kemi bërë deri më tani, dhe nëse dikush vazhdon të thotë që kur sindikata kërkon 100 euro dhe qeveria ofron 50 euro, ka barrikadim nga ana e Qeverisë kemi probleme serioze, sepse ose nuk duan të shohin ose qëllimshëm nuk shohin fakte.

Shpërndaje në: