Ministrja Rizvanolli e pakënaqur me pyetjet e gazetarëve, tenton t’i mësojë ata

Ministrja Rizvanolli e pakënaqur me pyetjet e gazetarëve, tenton t’i mësojë ata

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur e dëshpëruar me pyetjet e gazetarëve në konferencën e mbajtur për medie, shkruan Periskopi.

Në prezencën e shefit të saj, Albin Kurti, ajo tha se është dëshpëruese se si gazetarët pyesin për deklaratat që vijnë nga Serbia e s’po merren me marrëveshjen me MCC që u arrit ditë më parë në Washington.

Në konferencë Kurti u pyet për deklaratat që po vijnë nga Serbia rreth Asocicionit e për reciprocitetin që do nis nesër.

“A mund të ketë ndonjë datë specifike kur mund të fillojë implementimi i programit dhe kur mund sistemi energjetikë i Kosovës t’i gëzojë frytet e këtij investimi që kryeministri Kurti tha se është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar Rivanollit.

E ministrja e shfrytëzoj rastin që të shpreh pakënaqësinë e saj rreth pyetjeve të gazetarëve, duke ua rikujtuar se sot konferenca kishte për temë nënshkrimin e marrëveshjes me MCC.

“Faleminderit që pyetjen e bëre në temën e energjisë për temën që jemi mbledhur sot, është pak dëshpëruese si po flasim ne për, kemi fituar grandin më të madh për një projekt spcifikë në Kosovë, po flasim për investimin më të madh dhe më inovativ ndonjëherë në Kosovë për sektorin e Energjisë të cilin përvec që e kemi tejet të rëndesishëm ne si Kosovë e gjithë bota është duke kaluar në kohë të vështira dhe të paparashikueshme, ku energjia është temë numër 1. Andaj kisha pas më shumë dëshirë të merremi më shumë me cështjen e zhvillimit tonë sesa me daklarata e Serbisë”, tha Rizvanolli.

 

 

Shpërndaje në: