Ministrja serbe nuk e lëshon flamurin e Kosovës nga dora

Ministrja serbe  nuk e lëshon flamurin e Kosovës nga dora

Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Ziviq mori detyrën e Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon, emri i të cilit ishte përfolur për keqpërdorime në këtë ministri ndërsa pak ditë pas formimit të qeverisë së Kosovës në muajin shtator të vitit 2017, disa qytetarë të një lagjeje të Prishtinës, u thanë medieve sesi Rikallo, ka keqtrajtuar e torturuar qytetarët shqiptarë dhe gjatë luftës ishte pjesë e forcave të armatosura serbe.

Por ndryshe duket se mendon Ziviq, e cila mori detyrën nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ajo është treguar patriote e vërtetë kur u paraqit me flamurin e Kosovës në dorë në një ndejë të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Ditën e Komunitetit Turk, në një koktej rasti, Ziviq u paraqit pranë kolegëve derisa në dorë shihet të ketë flamurin e Kosovës.

 

Shpërndaje në: