Minsitri sllovak: Pres që dërgesat e naftës të rifillojnë pas disa orësh në Evropën Qendrore

Minsitri sllovak: Pres që dërgesat e naftës të rifillojnë pas disa orësh në Evropën Qendrore

Dërgesat e naftës nga Rusia përmes një tubacioni kritik në disa vende evropiane duhet të rifillojnë së shpejti pasi të zgjidhet një problem mbi pagesat për transitin, tha ministri i ekonomisë i Sllovakisë.

Operatori shtetëror rus i tubacionit “Transneft” tha të martën se kishte ndaluar dërgesat përmes degës jugore të tubacionit të naftës Druzhba, i cili rrjedh përmes Ukrainës në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari.

“Transneft” përmendi komplikimet për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian për veprimin e tij më 4 gusht, duke thënë se pagesa e tij ndaj homologut ukrainas të kompanisë ishte refuzuar.

Ministri sllovak, Richard Sulik, tha se pagesat do të bëhen të mërkurën nga rafineri sllovak “Slovnaft” pasi të dyja palët ruse dhe ukrainase ranë dakord për zgjidhjen.

“Slovnaft” është në pronësi të grupit energjetik MOL të Hungarisë.

“Unë pres që dërgesat e naftës të rifillojnë pas disa orësh,” tha zoti Sulik.

Sllovakia e merr pothuajse të gjithë naftën e saj përmes tubacionit “Druzhba”.

Shpërndaje në: