Miran Ramadani ironizon me kërcënimin që njoftoi Kurti: ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ i shkon në shtëpi

Miran Ramadani ironizon me kërcënimin që njoftoi Kurti: ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ i shkon në shtëpi

Fenomeni i rrjeteve sociale Miran Ramadani, në videon e fundit në Facebook ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit njoftoi se është kërcënuar nga një grup që veten e quan ‘Garda Vullnetare Shqiptare’.

Dy ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup që veten e quan ‘Garda Vullnetare Shqiptare’.

Kurti në reagimin  e tij në Facebook në lidhje me këtë, kishte thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin rreth dekretit të presidentit Thaçi lidhur me nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO’s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, kishte shkruar ai në Facebook.

E me Kurtin ka ironizuar së fundi fenomeni i rrjeteve sociale Miran Ramadani.

Ai duke e imituar kryeministrin në detyrë, shihet i marrë ‘peng’ nga një pjesëtar i ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’, i cili i drejtohet atij se kërcënimi është për kryeministrin dhe jo për Gjykatën.

Në fund ai e fton kërcënuesin që të futen brenda, pasi është më nxehtë.

Kjo video ka marrë rreth 500 like në Facebook, ndërsa është shikuar mbi 72 mijë njerëz në Instagram.

Miran Ramadani njihet si një person komik dhe që videot e tij shikohen nga mijëra njerëz në Facebook dhe në Instagram

https://www.facebook.com/bavarezz/videos/10223898510597114/

Shpërndaje në: