Miratohet amendamenti që mundëson rialokimin e 2.3 milionë eurove të fondeve IPA

Miratohet amendamenti që mundëson rialokimin e 2.3 milionë eurove të fondeve IPA

Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me atë kësaj do të mundësohet rialokimi i 2.3 milionë eurove në projektin e ndërrimit të filtrave për Kosovën B dhe ndërtimin e shkollave që janë paraparë në marrëveshjen origjinale.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, duke argumentuar këtë projektligj, tha se rialokimi i kësaj shumë mundësohet përmes disa kontratave që nuk janë zbatuar në tërësi ose ka pasur kursime.

 “Qëllimi i amendamentit të marrëveshjes në fjalë është të mundësohet rialokimi i shumës prej 2.3 milionë euro nga disa kontrata që nuk janë shpenzuar në tërësi, ose ka pasur kursime në kuadër të veprimit 1 të programit, përkatësisht instrumentit të përafrimit me AK-i të Bashkimin Evropian…Shumat që janë marrë nga këto projekte janë kursime dhe mjete të pashpenzuara të cilat do të shpenzohen për të mbështetur zbatimin e projekteve në vazhdim, kryesisht janë shtesë për projektin e ndërrimit të filtrave për Kosovën B dhe shtesë për ndërtimin e shkollave që janë paraparë për marrëveshjen orgjinale”, tha ai.

I dyti i ekzekutivit i bëri thirrje Kuvendit që sa më shpejt të miratojë këtë projektligj pasi afatet kohore janë të limituara për rialokimin e shumës 2.3 milionë euro.

 “Është me rëndësi që marrëveshja të procedohet sa më shpejtë për aprovim në Kuvend, pasi afatet kohore brenda periudhës tri vjeçare të nënshkrimit të marrëveshjes origjinale kalojnë relativisht shpejtë. Në qoftë se kjo nuk arrihet të kontraktohet brenda këtij afati, atëherë mjetet kthehen prapa në buxhetin e BE-së. Që të mbërrihet ky afat duhet në seancë të votohet Projektligji dhe të nesërmen të kryhet procedurat të tjera në mënyrë që kjo të hyjë në fuqi”, tha ai.

Pas kësaj pike, komisioni vazhdoi punimet, mirëpo pa praninë e mediave. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të martën e javës së ardhshme

 

Shpërndaje në: