Miratohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 tetorit, kështu do të duket

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është publikuar dhe miratuar fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Nga aplikimet deri më tash janë regjistruar 35 mijë e 87 votues jashtë vendit, prej tyre mbi 4 mijë nga Serbia.

Ndërsa, vendin e ish-anëtarit të KQZ-së Florian Dushi nga LDK prej sot e ka zënë Sali Morina nga kjo parti.

Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi ka kërkuar që mos të ketë qendër votimi në veri në objekte private, aq më pak në shtëpi të asamblistit ose një politikani.

Pavarësisht kësaj, KQZ votoi për ndryshimin ose mbajtjen e zgjedhjeve në një objekt privat në Mitrovicën e Veriut që ka rreth 6 mijë votues.

 

Shpërndaje në: