Miratohet projektligji shumë i rëndësishëm për sportin

Miratohet projektligji shumë i rëndësishëm për sportin

Projektligji për Anti-Doping i propozuar nga Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është miratuar sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj përcakton rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin e Agjencisë Anti Doping në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit të sportit, ligji Anti-Doping ka tre qëllime kryesore: Fuqizimin e integritetit të sistemit sportiv në vend, kujdesin e shëndetit të sportistëve dhe sigurimin e drejtësisë në garat e ndryshme sportive.

Nga 67 deputetë gjithsej të pranishëm të gjithë votuan pro dhe asnjë kundër. Projektligji kaloi në lexim të parë dhe pas rishqyrtimeve në komisionet përkatëse do të rikthehet përsëri në kuvend për të kaluar edhe në leximin e dytë.

Agjencia e Anti-Dopingut do të merret me mbikëqyrjen e substancave të ndaluara të dopingut në sportin e Kosovës.

Shpërndaje në: