Miratohet sekuestrimi i dy aeroplanëve të Abramovich

Miratohet sekuestrimi i dy aeroplanëve të Abramovich

Një gjykatës federal në Nju Jork nënshkroi sot një urdhër, me të cilin Ministria amerikane e Drejtësisë miratoi sekuestrimin e dy avionëve në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich.

Avionët nuk janë në Shtetet e Bashkuara dhe kjo përpjekje për konfiskim është e fundit në një seri sanksionesh kundër miliarderëve rusë, në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton CNBC.

Avionët e lidhur me Abramovich janë Boeing 787-8 Dreamliner dhe Gulfstream G650ER, sipas dokumenteve të dorëzuara në Gjykatën e Qarkut Amerikan në Manhattan.

Prokurorët thanë se të dy avionët u transferuan në Rusi në mars, duke shkelur kufizimet e eksportit të SHBA-së të vendosura pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Boeing, i cili sipas të dhënave të gjykatës kap vlerën e 350 milionë dollarëve, aktualisht ndodhet në Dubai dhe sipas dokumenteve gjyqësore, Gulf Stream ndodhet në Rusi.

Shpërndaje në: