Mirëmbrëma Europa League: Interi turpërohet nga një Barcelonë e pamotivuar e me rezerva

Periskopi.com Sporti

Barcelona nuk pati asnjë motiv të kërkonte rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të grupit kundër Interit, pasi tashmë veç e ka siguruar vendin e parë në Grupin F.

Në anën tjetër, ishte një ndeshje “jetë a vdekje” për italianët, të cilëve iu desh fitorja me doemos, shkruan Periskopi.

Mirëpo, pavarësisht se takimi u zhvillua në “San Sirro”, djelmoshat e Antonio Contes lëre që dështuan të fitojnë, por nuk arritën as barazim derisa u mposht nga Barça.

Golat nga Perez 23′ dhe Fati 87′ ia siguruan fitoren katalunasve, ndërsa golin e vetëm për italianët e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 44-t.

Kështu, Barcelona dhe Dortmundi kalojnë tutje në fazën e eleminimit direkt, ndërsa “Nerazzurrët” i thonë mirëmbrëma Europa Leagues. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: