Mirëmbrëma të gjithëve, veç atyre që nuk e përcjellin Periskopin: Superndeshje sonte në program

Mirëmbrëma të gjithëve, veç atyre që nuk e përcjellin Periskopin: Superndeshje sonte në program

Skuadra e tretë aktualisht më e mirë në Angli, sonte ndeshet me skuadrën e pestë më të mirë në Premier League, në kuadër të EFL Cup.

Oh, në fakt është gjysmëfinalja e këtij kompeticioni, kështu që është bajagi e rëndësishme si ndeshje, shkruan gazeta juaj e preferuar, Periskopi.

Përndryshe, kjo ndeshje ishte paraparë të luhej ditë më parë por – për shkak të virusit të cilin më herët vetëm në filma mund ta shikonim si fenomen dhe na dukej interesante sikur të ndodhte në botën reale, e tash që po ndodhë nuk është se qenka aq interesante – u shtye, andaj zë vend sonte me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: