Mirena: Nëse ka koalicione parazgjedhore, kjo mund të jetë pozita e PDK-së pas zgjedhjeve
Analisti politik, Ilir Mirena ka thënë se nëse arrihet deri nesër të krijohen koalicionet parazgjedhore, atëherë PDK rrezikohet.
“Nëse deri nesër ka koalicione, atëherë krijohen për herë të parë mundësitë që PDK të dalë e dyta, por nëse nuk krijohet kompromis mes partive tjera, nuk shoh ndryshim, mund të kenë rritje AAK, VV, Nisma, por asgjë më shumë”.
Sipas tij, opozita pajtohet që PDK ka qeverisur keq, por megjithatë nuk bashkohen kundër saj.
“Nëse opozita ka pajtueshmëri që PDK-ja ka bërë keq, atëherë nëse duhet shfryëzuar këtë moment historik, pse nuk i kalojnë egot e veta”.
Mirena që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka folur edhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe qeverisjen e re.
“Përdorimi i kartës së partneriteti me ndërkombëtarët është relativizuar shumë. Komplikimet do t’i kemi të njejtë nëse mbesin akterët e njejtë në qeverinë e ardhshme”.



