Mirena: Njerëzit e estradës dhe të artit zakonisht kanë dështuar kur kanë nisë karrierë politike

Mirena: Njerëzit e estradës dhe të artit zakonisht kanë dështuar kur kanë nisë karrierë politike

Analisti Ilir Mirena, sonte në ‘Debat Plus’, duke komentuar aderimet nëpër parti politike, ka thënë se njerëzit e estradës dhe të artit kanë përfunduar si të dështuar në politikë.

‘’ Zakonisht njerëzit e estradës e të artit, edhe kur kanë nisë karrierë politke, zakonisht të dështuar e kanë pasë’’, ka thënë Mirena.

”Ne po e teprojmë kur prej secilit aderim po lypsim njëfar cilësie” shton Mirena.

‘’Duhet pasë kujdes e cilat figura të sportit, të artit e kulturës po futen në partitë e tyre. Çfarë kontributi mund të japë Sabri Fejzullahu psh’’, tha  analisti tjetër, Fidan Rama./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: