Mirena tregon se pse nuk i beson raportit të autopsisë për Deharin
Ai ka përmendur shumë vrasje që nuk janë zbardhur në Kosovë.
Shkrimi i tij i plotë:
Pse kam te drejt te mos i besoj raportit te autopsise per Astrit Deharin?
Do t’i besoja raportit të autopsisë për Astrit Deharin, sikur sistemi yne i drejtësisë dhe sigurisë më herët të kishte zbardhur edhe rastin e Shaban Manajt, Xhemajl Mustafes, Ekrem Rexhes, Smajl Hajdarajt, Rexhep Lucit, Shefki Popoves, Ismet Racit, Agim Murtezit – komandant Murrizit, Sadri Berishes, Tahir Zemajt, Avni Elezit, Smajl Elezit, Bekim Kastratit, Sadik Musajt, Enver Haradinajt, e deri tek Elvis Pista.
S’po i përfshijë rastet e renda te krimeve të ndryshme, siç është ai i vjedhjes së 57 kg drogë brenda dhomës së dëshmive, sepse lista bëhet teper e gjatë.
Pra, pse duhet t’iu besojm per rastin e Astrit Deharit?
Besojuni ju, une jo!



