Mirror: Putin po synon ta vendosë vajzën e tij valltare si lidere të partisë

Mirror: Putin po synon ta vendosë vajzën e tij valltare si lidere të partisë

Vladimir Putin është duke konsideruar sjelljen e vajzës së tij në paralament nga jashtë, teksa po përkeqësohet shëndeti i tij, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Katerina Tikhonova, 35-vjeçare, mund të jetë lidere e re e partisë “Rusia e Bashkuar”, partia kryesore udhëheqëse në vend ne kohën e intrigave që po qarkullojnë në Moskë për pasardhësin e Kremlinit.

Pretendimi i jashtëzakonshëm mbi emërimin e valltares ‘rock’n’roll’ Katerina erdhi në kanalin General SVR në Telegram, me burime nga inteligjenca e afërt nga rrethi i Putin.

Tikhonova- që së fundmi iu nënshtrua një trajtimi të bukurisë në Munich- është vajza e dytë nga martesa me ish-zonjën e parë, Lyudmila.

“Kandidatura e vajzës së presidentit rus, Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, për postin e udhëheqëses së partisë “Rusia e Bashkuar” përsëri është duke u diskutuar në vazhdimësi”.

“Dhe unë duhet të them se fundmi, pa përjashtime, të gjithë personat e përfshirë në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide. Tani situata ka ndryshuar pas luftës, që ka nisur tre muaj më parë, ka krijuar dispozitat dhe kërkesat e elitës për një kuptim të qartë për të ardhmen e tyre pa Putinin”, pretendoi kanali.

Tutje, aty pretendohet se nëse Putin papritur largohet, fuqitë e pushtetit do të bien drejt kardinalit Nikolai Patrushev, sekretarit 70-vjeçar të Këshillit të Sigurisë ruse, në vend të kryeministrit teknokrat, Mikhail Mishustin, 56-vjeçar, që sipas kushtetutës duhet t’i pasohet pushteti.

“Sot, Putin është rregullatori i vetëm i stabilitetit të sistemit, dhe kjo, në rrethanat e luftës dhe informacioneve që po qarkullojnë rreth sëmundjes serioze të presidentit, po shkakton ankth maksimal në mes të elitave”, thuhet në postim. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: