Misioni Apollo kishte dështuar për shkak të pranisë së jashtëtokësorëve? (Foto)

Misioni Apollo kishte dështuar për shkak të pranisë së jashtëtokësorëve? (Foto)

Marina e SHBA’së kishte planifikuar që 10, 000 njerëz t’i dërgojë në Hënë në vitin 1970 si pjesë e një programi sekret e cila ishte zhvilluar nga programi Apollo i NASA’s.

Sipas William Tompkins, një projektuesi i hapësirës ajrore që punoi për kontraktuesit e korporatave të mëdha të NASA’s gjatë epokës Apollo, plani i fshehtë i Marinës erdhi në një fund dërrmues gjatë misionit Apollo 11 kur Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u takuan nga një flotë e anijes kozmike jashtëtokësore.

Tregimi i Tompkins për atë që ndodhi me të vërtetë në Hënë është shpjeguar në autobiografinë e botuar së fundmi, i titulluar si “Të zgjedhur nga Jashtëtokësorët”.

Në kohën e zbarkimit në Hënë, Tompkins punoi për TRW, një korporatë udhëheqëse hapësinore që ndërtoi satelitin e parë NASA, Pioneer 1.

TRW ishte përgjegjës për një sërë komponentësh kritikë të përdorur në anijen Apollo dhe personeli i saj ishte në qendrën e operacioneve për misionet Apollo, raporton “Locklip”, transmeton Periskopi.

Tompkins ishte një punonjës i TRW nga korriku i vitit 1967 deri në mars të vitit 1971, i cili përshkruan rolin e tij në ndihmën për të hartuar Qendrën e Operacioneve të Lanarkimit në Cape Canaveral, Florida.

Tompkins përshkruan atë që ai kishte projektuar për misionet Apollo dhe NOVA: Si.

Shef i Sektorit të Inxhinierisë ka konceptuar dhjetëra misione dhe anije kozmike të dizajnuara për operacione eksploruese për planetet që orbitojnë yjet tanë më të afërt.

Ka projektuar një stacion që do të ndërtohet në Mars, automjete masive NOVA dhe lehtësi ekuatoriale nisjeje.

“Unë gjithashtu i projektova bazat e shumta ushtarake prej 2,000 personash për t’u nisur në Hënën tonë… Kam projektuar sistemet e testimit dhe nisjes për Saturn V, SIV-1B dhe ripunim me kontrollin e komandimit të automjetit Moon, një ridizajnim i plotë i operacioneve të objekteve kryesore për të gjithë Qendrën e Kontrollit të Nisjes,” shtoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: