Misioni i vëzhgimit të BE-së: Kosova dëshmoi të dielën se është një demokraci e vërtetë

Misioni i vëzhgimit të BE-së: Kosova dëshmoi të dielën se është një demokraci e vërtetë

Misioni i vëzhgimit të BE-së ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve të së dielës nga ana e KQZ-së, partive politike dhe qytetarëve.

Shefi i këtij misioni, Lukas Mandl, ka thënë se zgjedhjet komunale kanë qenë të planifikuara mirë dhe janë respektuar të drejtat themelore. Ai tha se i kanë vizituar gati 400 vende të votimit.

“Procesi zgjedhor është ende në vazhdim e sipër dhe procesi i numërimit është duke vazhduar ende. Prandaj, konkluzionet tona janë preliminare. Zgjedhjet e 17 tetorit kanë qenë të organizuara mirë, për fat të keq gratë kanë qenë të nënpërfaqësuar. Mediat kanë kontribuar për t’i informuar votuesit. Administrimi transparent i zgjedhjeve ka bërë që procedurat të kryhen brenda afateve zgjedhore. Kuadri ligjor ka ofruar një bazë por disa mangësi ende nuk janë trajtuar si duhet. Për më tepër procesi i regjistrimit të kandidatëve ende”, ka thënë Mandl.

Por Mandl ishte kritikues ndaj listës serbe për të cilën tha se ka ndikur në votën e qytetarëve serbë.

“Lista Serbe ka monopolizuar jetën e serbëve të Kosovës dhe siç kanë treguar disa bashkëbisedues ka pasur kërcënime nga Lista Serbe”, tha ai.

Ndërkaq sipas tij mjedisi i mediave ishte i gjallë dhe pluralist. Por që KPM nuk ka qenë efektiv aq sa duhet.

Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se Kosova është shembull për rajonin sa i përket demokracisë.

Edhe Cramon theksoi kërcënimet që i kanë bërë lista serbe aytetarëve serbë.

“Demokracia lokale është në themel të demokracisë, vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve na ka bërë të kuptojmë. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë. Përkundër konkurrencës zgjedhore, partitë politike, me disa përjashtime, kanë respektuar njëra-tjetrën.

“Dua t’i përgëzoj të gjithë për sjellje të matur”, ka shtuar ajo.

“Sot, Kosova më shumë se kurrë është shembull i demokracisë për rajonin. Por, është për fat të keq që disa mangësi sistematike nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe”, ka vazhduar Cameron.

Cramon u pyet edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, por ajo tha se nuk është përgjegjësi e BE-së të japë dritën e gjelbër për vizat.

Shpërndaje në: