Miss-et e Kosovës ndër vite mblidhen tek seriali i njohur (Foto)

Miss-et e Kosovës ndër vite mblidhen tek seriali i njohur (Foto)

Seriali “Egjeli” është një prej serialeve më komike dhe të ndjekura në vend.

Javën e kaluar publiku pati mundësinë të ndjek episodin e 12-të të këtij seriali në platformën “Gjirafa”, gjersa këtë të diele ata do të kenë mundësinë të shohin edhe të rejat e episodit të 113-të, shkruan Telegrafi.

“Egjeli” shpesh ka mbledhur brenda serive të tij personazhe të famshëm, ndërsa duket se këtë javë të ftuarat speciale do të jenë miss-et e Kosovës ndër vite.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet një fotografi e publikuar nga bukuroshja Agnesa Vuthaj në InstaStory, ku ajo bashkë me vajzat e tjera të shpallura “Miss Kosova”, kanë pozuar pranë flamurit të pikturuar në shtëpinë në fshat, ku xhirohet seriali “Egjeli”.

Ajo çfarë ngrit edhe më tepër dyshimet është mbishkrimi që ka lënë Agnesa në mbishkrimin e fotografisë.

“Një ditë speciale xhirime me mbretëreshat e mia të bukura”, shkruan ajo, me çka lë të nënkuptohet që ato mund të jenë personazhet e episodit të radhës të Egjelit.

Në fotografi shfaqen bukuroshet: Agnesa Vuthaj (Miss Kosova 2003), Besa Gashi (Miss Kosova 2006), Andina Pura (Miss Kosova Earth 2016”, amila Barraza (Miss Kosova Universe 2016), dhe Artnesa Krasniqi (Miss Kosova 2014).

Shpërndaje në: