‘Misteri’ i dy çmimeve të reja sonte në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, zbulohet nga ‘L’Equipe’

‘Misteri’ i dy çmimeve të reja sonte në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, zbulohet nga ‘L’Equipe’

“France Football” para disa orëve zbuloi se përpos Topit të Artë, në ceremoninë e sotme (e hënë) do dhurohen edhe dy çmime tjera.

Mediumi L’Equipe, tashmë ka zbuluar se çka janë këto çmime dhe kujt do t’i dhurohen, shkruan lajmi.net.

Gazeta franceze raporton se “France Football” do jap çmim të veçantë për klubin më të mirë të vitit si dhe për golashënuesin numër një të vitit.

Deri me tani janë zbuluar emrat e renditjes nga top 21 në 30 më të mirët e vitit 2021, derisa në orët në vijim do mësohen edhe emrat e tjerë.

Ndërkohë, ceremonia e Topit të Artë nis në ora 20:30.

Shpërndaje në: