Misteri i Ronaldos: Manchester United as nuk e di se kur do të kthehet

Misteri i Ronaldos: Manchester United as nuk e di se kur do të kthehet

Fakti që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United ka tronditur botën e futbollit.

Ylli portugez, i cili tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij për t’u transferuar, nuk iu bashkua seancës së parë stërvitore me Djajtë e Kuq, shkruan Persikopi.

Ronaldo mesa duket e ka vonuar rikthimin e tij në stërvitje për arsye familjare, por tani Daily Mail ka shkuar pak më tej dhe ka zbuluar konfuzionin që ekziston brenda klubit të United.

Gazeta angleze, e cila citon burime të klubit, thotë se nuk e dinë se kur do të kthehet lojtari apo nëse do të shkojë në turne në Tajlandë dhe Australi me pjesën tjetër të skuadrës të premten.

Shpërndaje në: