Mite rreth qimeve në zonën intime që s’duhet t’i besoni më

Mite rreth qimeve në zonën intime që s’duhet t’i besoni më

Shumë gra nuk i duan fare, po fare qimet pubike, ashtu siç ka të tjera që s’i besdis aspak prania e tyre. Gjithsesi, ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndalojmë së besuar disa mite rreth qimeve në zonën intime që s’janë gjë tjetër veçse një budallallëk i madh.

Qimet pubike e bëjnë seksin më pak të këndshëm

Kjo varijon nga një grua në tjetrën. Shumë mendojnë se qimet pubike sjellin më pak fërkim me çarçafët dhe e bëjnë seksin më të butë. Por disa të tjera preferojnë ndjesi më intensive, siç ndodh kur nuk kanë qime.

Qimet pubike mbrojnë nga SST

Realiteti: Në fakt është e kundërta. Qimet pubike  ndihmojnë në shumimin e baktereve. Megjithatë ende ka gra që mendojnë se qimet pubike i mbrojnë nga lythat gjenitalë apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme që vijnë nga kontakti lëkurë me lëkurë. Kjo është e gabuar, madje qimet mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjes.

Ngjyra e qimeve pubike është e njëjtë me atë të kokës

Në fakt, ngjyra e qimeve publike ngjan me ngjyrën e vetullave.

Një zonë intime e padepiluar nuk është fare seksi

Teknikisht kjo varet nga partneri, por ekzistojnë prova se qimet pubike mund të jenë eksituese, sepse janë plot me feromone. Gjendrat dhjamore që janë shumë të pranishme në lëkurën me qime, prodhojnë atë që fillimisht është një sekrecion pa aromë. Pastaj përzihet me bakteret që janë në lëkurë dhe flokë dhe prodhon një aromë të quajtur feromone. Nëse nuk jeni depiluar aroma do të jetë më e fortë aty poshtë dhe njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj aromave mund të tërhiqen prej saj.

Qimet pubike nuk ndalojnë kurrë së rrituri

Fatmirësisht qimet ndalojnë së rrituri në një farë pike, pastaj bien dhe zëvendësohen nga të reja. Gradualisht bëhen edhe më të holla. Gratë pas menopauze kanë mungesë hormonale dhe jo vetëm përjetojnë rënien e një pjese të qimeve, po qimet rrallohen shumë dhe bëhen më të holla.

Nëse ke lëkurë të ndjeshme, nuk duhet të depilohesh aty poshtë

Thjesht përpiquni të mos tregoheni shumë agresivë. Nëse depiloheni në mënyrë agresive afër lëkurës dhe nuk përdorni një krem depilator, do të jeni më të ekspozuar ndaj irritimeve të lëkurës. Bakteret që jetojnë aty do të futen nën lëkurë dhe do të shkaktojnë daljen e puçrave dhe infeksioneve. Nëse doni të keni një pamje të lëmuar, provoni një krem, ose konsideroni metoda të tjera të depilimit si dylli apo lazeri.

Shpërndaje në: