Miti i Bernie Sandersit

Miti i Bernie Sandersit

Gjatë javëve të fundit të preliminareve të Partisë Demokratike në vitin 2008, kohë në të cilën garuesi kryesor zakonisht prek momentin e fitores, diçka e pazakontë ndodhi. Votuesit e bardhë të-klasës-punëtore u dyndën kah Hillary Clintoni, garuesja që po dështonte. Clintoni e fitoi Ohio-n me 10 pikë, Kentucky-n me 35 dhe West Virginia-n me 40 pikë.

Dhe ndërsa triumfi eventual i Obamas në nëntor e zbuti tendosjen e nervave në parti, paniku u rikthye në tetë vitet e fundit [veçanërisht në dy palë meszgjedhjet] kur baza e Demokratëve dukej se po shkonte andej kah këshilltari i Clintonit e kishte profetizuar si “kokëvezët [personat që janë shumë akademikë apo studiozë] dhe afro-amerikanët.” Për armiken e mposhtur të Obamas, së cilës iu ngrit popullariteti në të ’70-at, kjo ishte një farë ngushëllimi.

“Kur mendoj se sekretarja Clinton pati më shumë ndikim se çdo demokrat tjetër me votuesit e bardhë të klasës-punëtore, besoj se ajo e ka një lidhje të veçantë me ta,” tha këshilltari i Clintonit, William Winter. “Billi dhe Hillary janë nga Jugu. Ata e kuptojnë Jugun dhe i kuptojnë përdorimet e strategjive politike që do të sjellin votues. Janë njerëz të moderuar, dhe shumica e njerëzve në Jug janë të këtillë [moderuar].”

S’është nevoja të thuhet se nuk funksionoi në këtë mënyrë. Dhe tash shpresat për ringjalljen e votuesve të bardhë të klasës punëtore janë mbështetur në kandidatin që vetë Clintoni e mposhti: Bernie Sandersin.

Fushata e Sandersit ka qarkulluar një strategji që proklamon se kandidati i tyre do të garonte me Trumpin jo vetëm në Michigan dhe Ohio por edhe në shtete si West Virginia, Kansas, North dhe South Dakota, Nebraska, Oklahoma dhe Montana. Sandersi “është popullor te klasa punëtore tradicionale, te punëtorët industrialë në ato vende,” ka thënë këshilltari i tij, Jeff Weaver. “Bernie Sanders,” thotë me bërtimë Bhaskar Sunkara, “është i vetmi njeri i aftë për të tubuar miliona punëtorë amerikanë me mesazhin që politika përnjëmend mund ta përmirësojë jetën e tyre.”

Evidenca e tyre është mbështetja e vazhdueshme për Sandersin gjatë kohës sa ky garonte kundër Clintonit. Ka diçka familjare, të ngjashme rreth modelit të mbështetjes së Sandersit në vitin 2016. Nate Silver, ka gjetur se gati çereku i votuesve të Sandersit bënte pjesë në mesin e votuesve që ishin ashpërsisht kundër Hillary Clintonit me qëndrimin “Kurrë për Hillaryn”. Ata janë konservatorë, shumë prej të cilëve votuan për Donald Trumpin më pas në zgjedhjet e përgjithshme.

Dan Hopkins kishte gjetur diçka të ngjashme në vitin 2016. Vota e Sandersit përbashkohej afërsisht me votat protestuese kundër standardeve të Partisë Demokratike. Sandersi mori po të njëjtët votues më 2016-n të cilët i kishte marrë vetë Clintoni në vitin 2008. Të dyja votat paraqisnin protestën kundër Partisë Demokratike nga votuesit që as nuk e kishin lënë partinë por as nuk kishin qenë pjesë e saj fare. Sandersi në vitin 2016, si Clintoni në vitin 2008, i ngriti votat në kohën shtesë në preliminare duke fituar votues që nuk ishin përnjëmend me të.

Sa faktor i madh ishte vota “Kurrë për Hillaryn” për Bernie Sandersin? Shumë i madh. Ata e bënë diferencën në tetë shtetet që ai i fitoi, thotë Silveri. Pa atë votë protestuese, si një zë në rritje të bazës autentike të demokratëve, kurrë nuk do të kishte zënë vend. Dhe ky keqlexim elementar i të dhënave krijoi fondamentin për lulëzimin e ëndrrës socialiste që klasa punëtore e bardhë amerikane po kërkon të kthehet kundër neoliberalizmit nëse i ofrohet një kritikë mjaftueshëm e pastër dhe e mprehtë.

Ironikisht, mbështetësit e Sandersit e kanë bërë të njëjtin gabim analitik si fansat e Clintonit pas zgjedhjeve të vitit 2008. Ata panë rritjen e mbështetjes mes klasës së bardhë punëtore dhe panë një bazë për të ardhmen për t’i fituar zgjedhjet, pa e kuptuar asnjëherë se e vetmja arsye që këta votues i kanë mbështetur është se ata praktikisht kishin humbur. /Periskopi

Artikulli është përkthyer e përshtatur nga NYMAG.com

Shpërndaje në: