Mitrovicë e Veriut: Shqiptarët e bashkuar kundër Listës Serbe me rezultat befasues

Mitrovicë e Veriut: Shqiptarët e bashkuar kundër Listës Serbe me rezultat befasues

Shqiptarët e bashkuar nga të gjitha partitë politike të Kosovës del se do të arrijnë një rezultat shembullor në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Mitrovicën e Veriut.

Kandidati i mbështetur nga të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë deri tash gati ka arritur të marrë 20 për qind të votave.

967 vota janë për Erden Atiqin e IQM-së që përbëhet nga VV, PDK, LDK, AAK etj. Derisa 80.06 për qind ose 3 mijë e 883 votues e kanë votuar Milan Radojeviqin, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, në komunat e tjera me shumicë serbe kandidatët e Lista Srpskas fatkeqësisht kanë rezultat më të mirë se në Mitrovicë të Veriut.  

Shpërndaje në: