Mitrovicë: Grabitësi kërkoi nga viktimat 60 mijë euro haraç ose do t’i vras

Mitrovicë: Grabitësi kërkoi nga viktimat 60 mijë euro haraç ose do t’i vras

Dy persona kanë njoftuar policinë se kanë pasur kacafytje me një person tjetër, me ç’rast ky i fundit ua kishte grabitur një zingjir të arit.

Më pas i dyshuari u kishte kërkuar atyre 60 mijë euro haraç, përndryshe do t’i vriste ata.

I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Mitrovicë Jug 15.10.2021 – 22:30. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se ditë më parë pas një kacafytje, i dyshuari mashkull kosovar, ju kishte grabitur një zinxhir të arit. Më pas i dyshuari nga ankuesit kishte kërkuar në formë të haraçit 60.000 euro, përndryshe ai do t’i vret ankuesit. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: