Mjekët deklarohen për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari: Sot do të zhvillohen dy ndërhyrje

Mjekët deklarohen për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari: Sot do të zhvillohen dy ndërhyrje

Mjekët në spitalin e Pirogov në Bullgari në një konferencë të dhënë për mediat mëngjesin e kësaj të mërkure kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga ngjarja tragjike me 45 viktima pas djegies së autobusit në Strumë.

Mediat bëjnë me dije se mjekët kanë pohuar se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të tjera ato theksojnë se dy operacione janë kryer dje dhe sot pritet që të bëhen dy të tjerë mes tyre dhe 16 vjeçarja që ka dëmtime në gjurin e djathtë.

“Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme. Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, sqaroi doktoresha Maya Argirova, shefe e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike.

Ndërkohë gjendja psikologjike e të mbijetuarve nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është e rënduar. Psikologët po punojnë për qetësimin e tyre. e.su./abcnews.al

Shpërndaje në: