Mjekët e KFOR-it: Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen

Mjekët e KFOR-it: Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen

Mjeku ushtarak Ennio Lettieri, para Komisionit Parlamentar italian raportoi sot se kontingjenti italian në Kosovë për një kohë të gjatë pinte ujë kancerogjen.

Sipas gazetës italiane “Il Giornale”, kontingjenti italian në misionin e KFOR-it në Kosovë ka konsumuar, të paktën deri në vitin 2016, ujë kancerogjen. Kjo është raportuar nga mjeku ushtarak Ennio Lettieri gjatë seancës para Komisionit Parlamentar të Hetimeve mbi efektet e uraniumit të varfëruar. Ankesa e nënkolonelit nuk lë hapësirë për dyshim: “Uji i analizuar në vitin 2015- 2016 përmbante bromate, një klasë kancerogjene 2B, në masën 65/97 mikrogramë-litër”, krahasuar me një limit të toleruar prej 10 mikrogramë-litër.

“Kur arrita në bazën e “Film City” në Prishtinë, më 14 tetor 2016 më thanë vazhdimisht për shijen shumë të dyshimtë të ujit të shpërndarë në restorantin dhe palestrën ndërkombëtare, si dhe piceritë në të gjithë bazën”, tha mjeku i cili më pas arriti të merrte analizat e ujit të bëra më 30 janar 2015 që raportonin për “praninë e bromatit”.

Nënkoloneli ka biseduar rreth situatës me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo, i cili menjëherë u pajtua me nevojën për të ndaluar shpërndarjen dhe shitjen e këtij uji. Uji natyral që kishte efekte tërheqëse, ende është duke u shpërndarë në bazën e “Film City”.

Por rreziqet e mundshme shëndetësore nuk janë të kufizuara vetëm në ujë. Në fakt, Lettieri, tha se “7 km nga Prishtina gjendet kompania energjetike KEK, oxhaqet e së cilës janë qartë të dukshme nga baza e KFOR-it në lagjen Arbëria dhe lëshojnë retë e verdha që e bëjnë ajrin e ndotur, veçanërisht në orët e mbrëmjes, duke irrituar rrugët e frymëmarrjes. Pluhuri që del nga termocentralet e atjeshme – vuri ai në dukje – ka përbërës plumbi, fenol (shumë kancerogjenik) dhe kimikate të tjera, të cilat depozitohen disa kilometra larg deri në bazën e selisë së komandës së KFOR-it në Prishtinë dhe bazës e policisë sonë që është më afër. Inhalimi dhe gëlltitja e këtyre grimcave që mund të hyjnë në trup shkaktojnë edhe pas 10 vjetësh patologji tumorale”. /Zëri/

Shpërndaje në: