Mjekët në protestë: Arben Vitia manipuloi, po e konsiderojmë padinë  

Mjekët në protestë: Arben Vitia manipuloi, po e konsiderojmë padinë  

Blerim Syla ka folur në protestën e sotme të kryesisë së FSShK-së ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo ishte vetëm pjesa e parë e protestës, që u zhvillua para Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, pjesa e dytë e protestës do të zhvillohej para kryeministrisë.

“Mu në këtë ndërtesë [Ministria e Shëndetësisë], ministri Arben Vitia e ka neglizhu krejtësisht punëtorin shëndetësor mu në kohën e pandemisë dhe e ka ndërpre dialogun social… si e tillë, kemi një ofendim dhe degradim të punëtorëve shëndetësorë. Sot situata është më e rëndë se kurrë. Kemi shkelje të të drejtëve të infermierëve, mjekëve, pacientëve, specializantëve.” – u shpreh Blerim Syla.

“Andaj, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, veçse me këto mantela të bardha t’i tregojmë opinionit të gjerë… Është momenti i fundit që z. Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve apo do të na lë edhe më tutje në mëshirën e fatit,” vazhdoi ai, me emocionalitet.

“Nuk është e vërtetë se kemi mjaftueshëm barna, nuk është e vërtetë se na janë dhënë shtesat që na takojnë – dhe marren më të madhe që e ka bo, është që ka deklaru se e konsideron ndihmë dhënien e vaksinën për punëtorët shëndetësorë,”

“Është për turp, është edhe ofendim. Protestën e sotme e kemi vetëm në mënyrë simbolike.”

“E kemi thënë dhe po e përsëris, ato 60 euro kanë qenë ofendim. Për atë do të pasojë edhe padia, për këtë punë do të flasim me juristët tanë. S’duhet të ketë manipulime siç kanë bërë Hekuran Murati e Arben Vitia.” – vazhdoi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: