Mjekët ngrejnë alarmin: ”Lindjet në shtëpi të rrezikshme për nënën dhe foshnjën”

Periskopi.com Zoya

Neonatologët ngrenë alarmin për lindjet në shtëpi, një zgjedhje që, sipas Sinit (Shoqëria Italiane e Neonatologjisë), vë në rrezik shëndetin e fëmijës dhe nënës. Megjithëse përqindja është ende e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të të sapolindurve (0.1%), tendenca është në rritje. Prandaj, është e rëndësishme të përsëriten çështjet kritike që lidhen me këtë zgjedhje.

Komplikime të paparashikuara/ Neonatologët italianë lëshojnë një alarm për lindjen në shtëpi sepse, edhe pse shumica e grave të shëndetshme kanë një lindje fiziologjike dhe një shtatzëni pa probleme, nuk është e mundur të përjashtohen me siguri mundësitë e ndërlikimeve, të cilat vënë në rrezik shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe nënkuptojnë nevojën për një transferim të menjëhershëm në spital. Transferimi, për më tepër, është një ngjarje e shpeshtë, me një incidencë prej rreth 40% të rasteve.

Spitali është më i sigurt/ Edhe Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve argumentojnë se spitali është vendi më i sigurt për të lindur. Megjithatë, nëse një grua vendos të zgjedhë për të lindur në shtëpi, ja se si të trajtojë lindjen në kushtet e sigurisë më të madhe të mundshme.

1.Gruaja duhet të jetë e informuar për rreziqet e lindjes në shtëpi dhe organizimin.

2.Duhet të ketë një strukturë spitalore lehtësisht të arritshme.

3.Transporti i shpejtë në spital duhet të garantohet nga personeli i ekspertëve të trajnuar në manovrat e reanimacionit.

4.Spitali duhet të njoftohet paraprakisht në njësinë më të afërt të kujdesit intensiv neonatal.

5.Nëna e ardhshme duhet të marrë trajnim specifik për lindjen në shtëpi.

6.Është e nevojshme të garantohet kontrolli i domosdoshëm dhe rutinë për të porsalindurin dhe nënën, brenda orëve të para menjëherë pas lindjes./PËR NËNAT

 

Shpërndaje në: