Mjekët spanjollë i qesin në plazh pacientët me koronavirus

Mjekët spanjollë i qesin në plazh pacientët me koronavirus

Mjekët spanjollë kanë gjetur një kurë të veçantë për pacientët e sëmurë me COVID-19.

Ata kanë vendosur që pacientët që ndodhen nëpër spitale t’i çojnë pranë detit dhe të marrin ajër të pastër dhe rreze dielli.

Së fundmi, stafi mjekësor i Spitalin del Mar, janë fotografuar duke çuar pacientët me koronavirus në plazh.

Pacientët shihen të shtrirë në shtrat dhe me maska në fytyrë.

Në Spanjë janë konfirmuar deri tani 240 326 raste me koronavirus dhe 27 128 viktima.

Shpërndaje në: