Mjeku Arsim Gashi që e sulmoi profesoreshën Pupovci është duke u intervistuar në polici

Mjeku Arsim Gashi që e sulmoi profesoreshën Pupovci është duke u intervistuar në polici

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci është sulmuar fizikisht sot nga mjeku Arsim Gashi.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar sulmin për Periskopin, duke njoftuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është i shoqëruar në polici.

“Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër)  , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse. Shtesë: Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar,” ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosoës, Flora Ahmeti./Periskopi/

Shpërndaje në: