Mjeku i Furyt: Ishte plaga më e keqe që kam parë ndonjëherë

Mjeku i Furyt: Ishte plaga më e keqe që kam parë ndonjëherë

Tyson Fury shpërbleu mjekun që u përkujdes për plagën e tij gjatë meçit kundër Otto ëallin me një bonus.

“Gypsy King” pësoi një çarje të madhe në syrin e djathtë në rundin e tretë të meçit me suedezin, të shtunën mbrëma, raporton Periskopi.

Por britaniku luftoi deri në fund dhe pas rundit të 12-të triumfoi me vendim nga gjyqtarët.

p1dkvlei3s113t1v497lg5jlneeb.jpg

Pas fitores, 31-vjeçari shprehu mirënjohjen e tij me Jorge Capetillo, pasi mjekoi plagën e tij për mrekulli, duke mos e lejuar gjyqtarin ta ndërpriste meçin para kohe.

Capetillo, i cili po punonte me Furyn për herë të dytë, tha për ‘TMZ’: “E dija se mund ta ndalnin meçin, e dija se duhej ta mbaja të pastër.

“Nëse qëndron e pastër, atëherë e dija se do ta lejonin të vazhdonte pas çdo rundi.

“Ishte çarja më e keqe që e kam parë ndonjëherë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: