Mjeku i njohur kosovar: Përparimi e don njeriun si të afërmin e vet – më ka impresionuar me atdhedashurinë

Mjeku i njohur kosovar: Përparimi e don njeriun si të afërmin e vet – më ka impresionuar me atdhedashurinë

Mjeku dhe këshilltari politik Visar K. Berisha ka dhënë komentin e tij për kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramën.

Ai ka deklaruar se është i impresionuar me atdhedashurinë e Përparim Ramës, derisa ka treguar edhe karakteristika të tjera.

“E don njeriun si te afermin e vet, prandaj don m`u dhurue per mireqenjen e tij dhe te shoqnise. Ai i cili ska anmiq e, edhe kur ata qojne krye i pranon ne krah. Asht kryesherbetori i vendit te vet. Asht atdhedashes.” – shprehet z. Berisha, përcjell Periskopi.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u zhvilluar një tjetër debat mes Përparim Ramës dhe Arben Vitisë, të dy kandidatë për kryetar të kryeqytetit.

Statusi i plotë i z. Berisha:

Qysh m`doket mue Perparim Rama!

Per keta muej qe kam pasun rastin me vezhdue, here prej afer e here ne distance, Perparimi me ka impresionue me atdhedashunine e vet. Cka nenkupton kjo?

Dikush i cili nuk pranon me mohue te kalumen, por don me ia dhane asaj vendin e merituem. E don njeriun si te afermin e vet, prandaj don m`u dhurue per mireqenjen e tij dhe te shoqnise. Ai i cili ska anmiq e, edhe kur ata qojne krye i pranon ne krah. Asht kryesherbetori i vendit te vet. Asht atdhedashes.

Kam qejf me besue se Perparimi me apo pa intencion perfaqeson vegezen qe na lidhe prajshem me kulturalistet e Kosoves se viteve `70, `80, `90. Dmth asht nje rezonim i atij botkuptimi qe ne qender e ka qytetari e Republikes si subjektin ma te nalte prej ku derivon lumtunia per te ardhemen.

U gezofsh, djale!

Shpërndaje në: