Mjeku i njohur: Kosovarët do të jenë të parë që do arrin imunizimin nga koronavirusi

Mjeku i njohur: Kosovarët do të jenë të parë që do arrin imunizimin nga koronavirusi

Mjeku dhe profesori kosovar, Gani Bajraktari ka thënë se Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin.

Kështu tha ai sot në T7, ku ndër të tjera shtoi se populli i Kosovës do të jetë i parti që do të arrijë imunizimin.

“Kosova do ta kalojë mirë koronavirusin. Për shkak të demografisë. Ne do të jemi popullata e parë që do ta arrijmë imunizimin.”, tha Bajraktari.

“Duhet të kujtojmë se Kosova ka vetëm 7.4 % të popullatës mbi moshën 65 vjeç, që fatkeqësisht në këtë fatkeqësi do ta kaloj shumë më mirë COVID-19 se sa Suedia, duke ditur mjekësinë jashtëzakonisht të mirë të Suedisë dhe sistemin shëndetësor tek ne është për toke, por kjo është për shkak të moshës së re të popullatës”, tha Bajraktari, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë janë rritur rastet me koronavirus, ku vetëm dje janë identifikuar 113 të infektuar.

Shpërndaje në: