Mjeku i PDK-së i gatshëm t’i ndihmojë Kurtit: Meqë mjekët e Serbisë po hyjnë në veri, dërgo mjekë në Preshevë

Mjeku i PDK-së i gatshëm t’i ndihmojë Kurtit: Meqë mjekët e Serbisë po hyjnë në veri, dërgo mjekë në Preshevë

Qeveria e Republikës së Kosovës duket se ka mbetur krejtësisht e papërgatitur nga karantinimi i dy komunave kosovare në veri nga autoritetet serbe që kanë dërguar atje staf mjekësor duke e cënuar në mënyrë direkte sovranitetin e vendit. 

Ndërsa zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, përfshirë kryeministrin Kurti, vazhdojnë të sulmojnë kryesisht presidentin Thaçi, por edhe PDK-në, LDK-në dhe partitë e tjera për një gjë të tillë, sovraniteti i vendit në këtë kohë koronavirusi është cenuar në mënyrë direkte.

Ndërkohë, së fundi ka reaguar edhe nënkryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi.

Ai ka kritikuar Qeverinë që nuk ka vepruar për rastin në fjalë, e po ashtu ka dhënë një ide se si të dilet pakashumë nga kjo situatë, përcjell Periskopi.

Bislimi ka porositur Qeverinë që të dërgojë staf mjekësor për në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanovc, në mënyrë që merrte kuptim edhe masa e reciprocitetit e vendosur nga z.Kurti.

Ai madje zotohet se do të paraqitej edhe vetë i pari, duke qenë se me profesion thotë se është mjek.

Statusi i plotë: 

Qeveria në ikje e Kosovës, ditëve të fundit ka dorëzuar autoritetin shtetëror tek Serbia për një pjesë të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke lejuar futjen dhe veprimin në vendin tonë të qindëra mjekëve, infermierëve e stafeve shoqërues serbe të dërguar prej Beogradit. Po ashtu para pak ditësh ka hequr taksën dhe shpallur reciprocitetin me shtetin e Serbisë.

Meqenëse ka shpallur reciprocitetin me Serbinë, unë i bëj thirrje qeverisë së shkarkuar që reciprocitetin ta zbatojë së paku edhe në fushën e shëndetësisë duke dërguar mjekë e infermierë në Luginën e Preshevës. I bëj thirrje qeverisë në ikje që të mendoj për shqiptarët e Luginës, të cilët sikurse janë gjithmonë të diskriminuar, as në kohë të pandemisë nuk po e kanë kujdesin e duhur nga institucionet e atjeshme të Beogradit.

Këtë thirrje nuk e bëj thjesht si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës për rininë por si patriot shqiptar dhe mjek i sapo diplomuar. Unë vetë kam për t’u paraqitur i pari nëse kjo qeveri bën thirrje dhe organizon që të dërgohen vullnetarë të shëndetësisë, mjekë apo infermierë, për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve tanë në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë .

Shpërndaje në: