Mjeku kosovar bëhet drejtor në AstraZeneca

Mjeku kosovar bëhet drejtor në AstraZeneca

Mjeku kosovar, Arbër Shehu, ka njoftuar se nga nëntori do të shërbejë si Drejtor i Asociuar Mjekësor në AstraZeneca.

Madje, ai këtë detyrë do ta marrë simbolikisht nga 28 nëntori.

“Duke filluar nga 28 nëntori, do t’i bashkohem njërës prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, ASTRAZENEKËS, si Drejtor i Asociuar Mjekësor / Drejtor Mjekësor i Onkologjisë dhe Punëve Mjekësore të ShBA-së”, ka shkruar ai në Instagram.

“’Nga një hap [të madh] në kohë’, thonë”.

“Dobitë e të vepruarit me kurajë janë baras me rezultate produktive”

 

Shpërndaje në: