Mjeku shqiptar në Gjermani: Këtu marr 8 mijë euro pagë, paguhem më shumë se kryeministri në vendin tim

Mjeku shqiptar në Gjermani: Këtu marr 8 mijë euro pagë, paguhem më shumë se kryeministri në vendin tim

Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur.

Përse largohen mjekët dhe infermierët nga Shqipëria? Një pyetje që merr përgjigje nga vetë ata që lanë pas gjithçka për të shërbyer në një vend tjetër europian si Gjermania, e që sipas tyre, u kthen dinjitetin bluzave të bardha.

“Nuk ka pasur vende pune. Ka pasur vende të kufizuara në specializim. E treta, e cila është edhe më e rëndësishmja, mbështetja ekonomike”, shprehet Elton Gjoka, mjek kardiolog.

Elton Gjoka, mjek kardiolog, i cili prej 10 vjetësh ushtron profesionin e tij Gjermani, tregon për  A2 CNN se çfarë gjeti atje. Ashtu si ai, edhe 70% e mjekëve dhe infermierëve thonë se Gjermania është varka e shpëtimit për ta.

“Është i vetmi vend që ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër në BE ku shqiptarët mund të ushtrojnë zanatin e tyre, cilido qoftë ky. Një mjek specializant në Gjermani merr mbi 8 mijë euro, një rrogë më e madhe se e Guvernatorit të Shqipërisë”, shprehet ai.

Por, a do të kthehej sërish në Shqipëri? “Kur flitet për rikthim, Shqipëria duhet të reflektojë, por tashmë Shqipëria po ecën mbrapa”, shprehet ai.

Gjermania mbetet “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur. E ndërsa për shumë prej tyre sigurohet një jetë më e mirë, në Shqipëri po krijohet një hendek i madh, në një sistem shëndetësor që prej vitesh ka mangësi të mëdha si për ata që shërbejnë e po ashtu në shërbimin ndaj pacientëve.

Shpërndaje në: