Mo Salah do të fitojë një ‘mal’ me para me kontratën e re te Liverpooli

Mo Salah do të fitojë një ‘mal’ me para me kontratën e re te Liverpooli

Superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është shumë afër të nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Kontrata momentale e egjiptianit skadon në vitin 2023 dhe ka pasur spekulime për të ardhmen, pasi nuk kishte negociata në disa javë.

Real Madrid dhe PSG ishin të lidhur me Salah, që shënoi golin e 100-të me “Reds” muajin e kaluar.

Sipas Football Insider, Liverpool është duke përgatitur ofertë të re për 29-vjeçarin që vlen 350 mijë funte në javë dhe duan të arrijnë marrëveshjen para afatit kalimtar të janarit.

Raporti shton se Salah gjithashtu është i interesuar për kontratën e re që do zgjasë deri në vitin 2026, atëherë kur do jetë 34-vjeçar.

Marrëveshja do e bënte Salah lojtarin më të paguar në skuadër, edhe më shumë se Alisson, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold që gjatë këtij viti kanë nënshkruar kontrata me shumë para./

Shpërndaje në: