Mo Salah është zyrtarisht fituesi i 19 i një çmimi aq të vështirë, saqë Messi asnjëherë nuk e ka fituar

Periskopi.com Sporti

Mohamed Salah është zyrtarisht fituesi i 19 i çmimit ‘Këmba e Artë’.

Në një natë ku Lionel Messi fitoi ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë, ishte e lehtë të na kalonte nën radar ky event.

Për shkak të restriksioneve shëndetësore në Monako, Salah nuk mundi të shkone në Galanë e Kampionëve personalisht, por gruaja e tij ishte prezente për ta marrë çmimin prestigjioz që është fituar nga shumë legjenda, transmeton Periskopi.

Të fitosh ‘Këmba e Artë’ nënkupton se shenjat e këmbës së lojtarit do të vendosen në sheshin e kampionëve në Monako, përkrah atyre si Pele, Diego Maradona dhe shumë të tjerë.

Salah pati konkurrencë jashtëzakonisht të vështirë për ta fituar këtë vit, me Messin, Gerard Piquen, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Karim Benzema dhe Romelu Lukaku në mesin e të nominuarve.

Tani, gjithçka në rregull, por si funksionon në të vërtetë çmimi ‘Këmba e Artë’? Përveç kësaj, është një vlerësim kaq i vështirë për t’u marrë, saqë edhe Messi ende nuk e ka fituar asnjëherë çmimin.

‘Këmba e Artë’ krenohet si ‘çmimi i vetëm që mund të fitohet vetëm një herë në një karrierë’ me vetëm lojtarë aktivë mbi moshën 28 ​​vjeç të kualifikuar për të marrë gjurmët e arta.

Mediat sportive nga e gjithë bota ngushtojnë një përzgjedhje fillestare prej 50 kandidatësh nga Komisioni i ‘Këmbës së Artë’ në 10, përpara se tifozët e futbollit të thonë fjalën e fundit si pjesë e një sistemi votimi online. /Periskopi.com/