Mo Salah u mundua t’ia pasojë Joel Matipit – ai nuk ishte fare në lojë

Mo Salah u mundua t’ia pasojë Joel Matipit – ai nuk ishte fare në lojë

Liverpooli duhet ta bëjë krejt punën përsëri pasi barazoi 2-2 me Shrewsburyn 2-2 në FA Cup, të dielën.

Jugen Klopp emëroi një formacion startues më të dobët kundër skuadrës nga Liga e Tretë, por inkuadroi Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon pasi ishte dëshmitar teksa skuadra e tij dorëzoi një epërsi 2-0, transmeton Periskopi.

Por as Salah as Firmino nuk arritën të gjejnë golin që do t’ia siguronte Liverpoolit fitoren.

p1dvi7r42kggj18r53r51i1q7e0d.jpg

Egjiptiani u inkuadrua në 10 minutat e fundit në vend të Joel Matipit, që ishte një shenjë e qartë se Klopp e dëshironte golin e fitores.

Por veprimi i tij i parë në kontest ishte paksa neglizhent.

Salah, duke u munduar të ikte nga një pozitë e rrezikshme afër portës së Liverpoolit, shikoi lart dhe pa një figurë në të djathtën.

Ai, megjithatë, nuk e kuptoi se ajo figurë ishte Matip, i cili po ecte afër vijave pasi ishte zëvendësuar. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: