Mobilizohen serbët, thërrasin për t’u mbledhur në Beograd pas vrasjes së Ivanoviqit (Foto)

Mobilizohen serbët, thërrasin për t’u mbledhur në Beograd pas vrasjes së Ivanoviqit (Foto)

Lajmi i vrasjes së Oliver Ivanoviq bëri jehonë në Tuiter, ku një numër i madh i serbëve bën thirrje për t’u mbledhur para tempullit të Shën Savës në ora 19:00.

Nën thirrjen “Ne ishim akoma më shumë”, njoftuan për t’u mbledhur në Beograd, si dhe në disa qytete në Serbi, në mënyrë që t’i bëhet nderime kreut të SDP-së i vrarë sot Oliver Ivanoviq, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Tubimet u shpallën që të mbahen në orën 19 para tempullit të shenjtë të Shën Savas në Beograd, kishës Uspen në Novi Sad dhe katedrales në Kragujevac./Periskopi/

Shpërndaje në: