Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, shumica e deputetëve në Parlamenti holandez votojnë pro

Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, shumica e deputetëve në Parlamenti holandez votojnë pro

Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Mocioni për liberalizimin e vizave në Kosovë Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE; Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim; a Kërkon nga qeveria, në bazë të këshillës së Komisionit, të shqyrtojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një afat të shkurtër; Dhe vazhdon sipas rendit të ditës”, thuhet në letrën e Mocionit të deputetes Kati Piri.

Ky mocion është hedhur në votim, dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Shpërndaje në: