Modelja shqiptare: Kush vret gruan, të varet në mes të sheshit dhe të lihet aty një javë

Periskopi.com Showbiz

Dënim radikal, deri në varje duhet të jetë për ata burra që vrasin gratë. Modelja Silvana Bushati është pro dënimit me vdekje.

E ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, ajo u shpreh se nëse do të rikthehej ky ligj, nuk do të kishte më vrasje të grave.

“ Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit….Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin. Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se së fundmi një grua 52 vjeçare u përdhunua dhe më pas u vra në Shqipëri.

Shpërndaje në: