Modric dhe Rakitic i thonë lamtumirë njëri-tjetrit me dy dedikime emocionuese

Modric dhe Rakitic i thonë lamtumirë njëri-tjetrit  me dy dedikime emocionuese

Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç kanë formuar një çift historik, që e ka udhëhequr Kroacinë deri një hap larg lavdisë në Kupën e Botës 2018.

Përkundër faktit se luajnë për dy “armiq” të betuar në La Liga, me Real Madridi dhe Barcelona, ata kanë treguar një lidhje të fortë në kombëtare dhe i kanë dedikuar për njëri-tjetrin fanellat e finales së Moskës me dy mesazhe emocionuese.

Dedikimi i Modricit për Rakitic: “Për vëllanë tim, Ivan, nga zemra ime, krenar të ndaj me ju në fushë momente kaq të mëdha”.

Dedikimi i Rakitiçit për Modric: “Për vëllain tim, Luka, nga zemra ime. Ishte nderimi më i madh për të ndarë me ju gjithë këtë kohë. Unë të dua Raketa”.

 

Shpërndaje në: