Modric përballet me Pique: Do të ankohesh tek gjyqtarët apo jo!

Modric përballet me Pique: Do të ankohesh tek gjyqtarët apo jo!
“El Clasico” numër 246 ka prodhuar momente interesante natën e mbrëmshme.Real Madridi triumfoi ndaj Barcelonës me rezultatin 2-1, pas ndeshjes Pique, i cili nuk u paraqit në takim iu drejtua gjyqtarit të ndeshjes.

Pique shfrytëzoi rastin pas ndeshjes që ti afrohet gjyqtarit kryesor, Gil Manzano për ti thënë diçka.

Por, para se të shkonte, Pique përshëndeti lojtarët e Realit, me sa duket Modric nuk ishte i kënaqur me sjelljen e spanjollit.

Modric u përball me mbrojtësin e Barcelonës, ku e kritikoi për qasjen e tij ndaj gjyqtarëve.

“Po pret për gjyqtarin që të ankohesh tani hë?”, tha Modric.

“Por, ishin vetëm katër minuta”, iu përgjigj Pique.

“Dhe sa më shumë do të doje ti?”, përfundoi me ironi Luka Modric.

Shpërndaje në: