Modric ua tërheq vërejtjen Jamesit dhe Moratas

Modric ua tërheq vërejtjen Jamesit dhe Moratas

Kroati i Real Madridit, Luka Modric u ka thënë bashkëlojtarëve Alvaro Morata dhe James Rodriguez se largimi nga Santiago Bernabeu do të ishte një hap poshtë për ta.

“Nuk është vendim i lehtë largimi nga Madridi”, tha ai për Marcan, transmeton Periskopi.

“Kur largoheni nga këtu, asgjë më nuk është e njëjtë. Jeni në klubin më të mirë në botë dhe prej nga këtu ju vetëm mund të shkoni poshtë”, tha Modric

Real Madridi sezonin e fundit triumfoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. /Periskopi

Shpërndaje në: