Mohamed Salah, futbollisti i cili kudo që shkon mban me vete librin e shenjtë Kuranin

Mohamed Salah, futbollisti i cili kudo që shkon mban me vete librin e shenjtë Kuranin

Mohamed Salah, futbollisti nga Egjipti që luan për gjigantin anglez Liverpool, nuk udhëton askund pa librin e Kuranit

Salah përveç që njihet si golashënues i mirë, ai kujtohet si një person që adhuron Zotin dhe nuk lëviz askund pa këtë libër e shenjtë të fesë që i takon.

Ai është parë shumëherë ta ketë me vete librin, madje edhe në udhëtimet e tij që i bën me avionin nuk i mungon asnjëherë Kurani.

Image result for salah with quran airplane

Mohamed Salah u martua me Maggi në vitin 2013 dhe së bashku kanë një vajzë me emrin Meka që lindi më 2014. Vajza e tij u emërua pas qytetit të shenjtë islam. Salah është musliman dhe shpesh feston golat e tij duke bërë sexhde.

Image result for mohamed salah praying

Salah fillimisht u quajt si “Faraon” nga shtypi dhe tifozët e tij. Kohët e fundit ai u quajt “Mbreti Egjiptian” nga përkrahësit e tij të Liverpoolit.

Kujtojmë që mbi 1 milionë persona kishin votuar për Salahun në zgjedhjet presidenciale të mbajtura vitin e kaluar në Egjipt.

Ndryshe, Salah edhe këtë edicion është duke treguar formë të lartë me Liverpoolin ku ka shënuar 17 gola në Premier Ligë dhe së bashku me Agueron e Cityt ndajnë vendin e parë në listën e golashënuesve më të mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: